Helikopter mbi territorin e veriut të Kosovës, nga toka e qielli policia dhe KFOR-i po përkujdesen për situatën

231

Në hapësirën ajrore përmbi pikën kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Jarinje është parë një helikopter i cili duket se po patrullon në atë zonë ku shumë qytetarë serbë kanë lënë automjetet e tyre në rrugë duke protestuar.

Me ta është bashkuar edhe ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq.

Moebel THEMA

Kolona e automjeteve të ndaluara ka kaluar kilometrin, kurse Policia e Kosovës nuk po e lejon asnjë veturë që të niset, saktësisht të kalojë pikat kufitare nga Serbia drejt Kosovës pa u pajisur me targat e përkohshme të Kosovës.

Vendimi në fjalë është nënshkruar nga ministri Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla për reciprocitet të targave të automjeteve.

Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës janë vendosur që në orët e hershme të mëngjesit në Jarinje ku janë pozicionuar në pikën kufitare për tu kujdesur nga afër lidhur me situatën./Lajmi.net/

Comments