Hetimet e PSP-së, Osmani: Pres hetim efikas, s’kam asgjë të fsheh

53

Deutsch-ABC

Pas hapjes së hetimit nga PSP për rastin “Pacient”, ka reaguar ish ministri i shëndetësisë Bujar Osmani….

Në karierën time dhe në përgjithësi në karierën time profesionale si Ministër i Shëndetësisë më herët por edhe tash si zëvendës Kryeministër udhëheqës i Sekretariatit për Çështje Evropiane, gjithmonë kam punuar sipas ligjeve dhe në interes të të gjithë qytetarëve te Republikës së Maqedonisë dhe duke u bazuar në të njejtin parim dua të përcjell disa mesazhe.

MÖBEL THEMA

Hetimin e inicuar e konsideroj si normal, korrekt dhe obligim profesional i Prokurorisë dhe në atë drejtim jam në dispozicion të Prokurorisë Speciale Publike si dhe në cilin do organ tjetër të drejtësisë në vend, për bashkëpunim në interes të identifikimit të gjendjes faktike në tërësi.

Dua të theksoj se nuk kam asgjë për të feshur, përkundrazi pres një hetim më të shpejtë dhe më efikas me qëllim të vetëm të zbardhet e vërteta – se as që kam ndikuar dhe as që kam mundur të ndikoj e aq më pak nuk kam mundur të jem i njoftuar me keqpërdorime eventuale, sigurisht nëse egziston një gjë e tillë, thuhet në reagimin e Osmanit.

Comments