Holanda: Emigrantë, mos i paguani trafikantët, do t’ju kthejmë mbrapsht

51

Qeveria holandeze ka plasuar një mesazh për personat që emigrojnë në mënyrë të paligjshme, duke theksuar këtu shqiptarët, shkruan albinfo.ch.

Vetë Ministri i shtetit për Drejtësi dhe Sguri në Holandë, Mark Harbers, u ka thënë njerëzve që të mos provojnë të emigrojnë në mënyrë të paligjshme, sepse siç ka thënë ai, Holanda do t’i kthejë mbrapsht sa hap e mbyll sytë.

MÖBEL THEMA

“Ndërkohë, në vendet e tyre e të origjinës, si Shqipëria, ne vazhdojmë ta shpërndajmë mesazhin: Mos e bëni këtë. Shanset që të arrini në Angli po zvogëlohen çdo ditë e më shumë. Prandaj, mos investoni paratë tuaja në trafikantët e qenieve njerëzore, sepse nuk ka kuptim, është më mirë të qëndroni aty ku jeni. Këtu do t’iu kapin dhe do t’iu përcjellim mbrapsht me avionin e radhës sa hap e mbyll sytë”, ka thënë Harbers, përcjell albinfo.ch.

Ky mesazh është dhënë përmes një videoje të postuar nga Ambasada e Holandës në Tiranë, si thirrje kundër emigrimit ilegal.

Comments