HONXHOBONXHOT SHQIPTARË TË ILIRIDËS!

83

Këta trimat poshtë në foto janë honxhobonxhot shqiptarë të ”dërzhavës” NMK, që për shumë vite e kanë mbajtur peng çështjen shqiptare.
Këta janë çudibërësit më të veçantë të klasës sonë politike të cilët nuk skuqen nga turpi për gjëmat që i kanë shkaktuar shqiptarëve sidomos gjatë dy dekadave të fundit.
Ata nuk u turpëruan kurrë nga premtimet e pa mbajtura që bënë në çdo cikël zgjedhor dhe as për dështimet në keqqeverisjet e tyre në koalicion apo si opozitë e fjetur, por edhe sot vazhdojnë edhe më tej ta hanë turpin me bukë.

Integristët, aleancistët dhe thaçistët të gjithë së bashku, si një bandë pianecësh janë të gatshëm ta shoqërojnë bukën e turpit të tyre me nga një gotë verë, por vetëm hezitimi nga besimtarët dhe nga ”xhonturqit” e Besës, i bënë të ngurrojnë nga ky dëfrim delir se mos vallë do akuzohen për xhahilë e jobesimtarë.

Këta janë dallaverexhinjtë shqiptarë që e kanë ”dredhur zinxhirin” gjatë gjithë karrierës së tyre me të dy palët në pushtet, si me VMRO-në ashtu dhe me LSDM-në.
Në këto tre dekada të daljes së tyre si subjekte politike, ata kanë dëshmuar zhgënjim dhe dështim para shqiptarëve.

Miratimi i kushtetutës së parë të ”demonkraqisë” së Gligorovit më 1991, e cila u votua me entuziazëm të madh nga subjektet shqiptare të kohës, ishte oguri i zi i çështjes shqiptare në Iliridë.
Miratimi i MO më
2001, ishte tradhtia e radhës ndaj luftëtatëve të ish UÇK-së dhe mbarë shqiptarëve, ku statusi i shqiptarëve u përdhos me një emërtim denigrues i bashkësisë së shifrave të 20%.
Ndërsa miratimi i fundit i ndryshimeve kushtetuese me rastin e Marrëveshjes së Prespës, në janar të këtij viti nga të gjitha subjektet politike shqiptare, plandosi çështjen shqiptare dhe identitetin shqiptar duke na quajtur si ”severnomakedonci”.
Këta janë honxhobonxhot shqiptarë të ujkut Zajko, që pa përjashtim
pranuan skllavërinë e re për shqiptarët në këmbim të pushtetit dhe parasë.

Ky lloj liderësh janë një bandë sharlatanësh dhe servilë që para shqiptarëve paraqiten si atdhetarë sypatrembur të kauzës kombëtare.
Ndërsa para kryeministrave sllavë ata duken si minj të gjirizeve.

MÖBEL THEMA

Zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë treguan se nuk kanë të mbaruar bëmat e liderrave shqiptarë.
Ata ja shkelën disa ditë më parë me vrap drejt Prishtinës, për të mbështetur secila partinë e ”idealit”.

Dy grupimet shpiptare guxuan të pozicionohen hapur për zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, duke u prononcuar njëri për klani Pronto dhe tjetri për VV.
Në rastin e parë, integristët e klanit të qelbësirave nga Zajazi në krye me Ali Ahmetin, u rreshtuan pranë vëllezërve të tyre të klanit Pronto, në mbështetje të PDK-së
si parti motër e idealit.

Ndërsa në rastin e dytë, aleancistët e Selës paradoksalisht nga pozita e spektrit të së djathtës pa identitet, ka mbështetur në këto zgjedhje VV një lëvizje të majtë.
Pra, një lider i së djathtës pseudonacionaliste si Sela, mbështet në Kosovë të majtën si VV, nuk përbën mbështetje të sinqertë por përmes saj kërkon të identifikoj dhe ta krahasoj Aleancën e tij para shqiptarëve si një VV të Iliridës dhe veten si një Albin.
Ky imitim do të ishte kopje e shëmtuar e Vetëvendosjes në Iliridë pasi vetë Sela me Aleancën përfaqson të djathtën e ”borgjezisë së varfër”.

Të dy grupimet politike treguan se mbështetja e tyre ndaj subjekeve të caktuara në zgjedhjet e së dielës në Kosovë ishte jo parimore dhe jo e sinqertë, ku njëri grupim shihte përmes kësaj mbështetje vazhdimin e miqësisë me hajdutët dhe kusarët e klanit Pronto kurse të dytët, më shumë për reklamë sesa puqje të bindjeve politike me Vetëvendosjen.

Ndërsa në Iliridë qëndrimet dhe përcaktimet e tyre ideologjike të të gjitha subjekteve politike shqiptare janë njëllojë të djathta.
Ata thjeshtë nuk kanë ideal as djathtas as majtas, por vazhdojnë të zbatojnë politika servile ndaj pushtetit dhe asgjë në shërbim të interesit kombëtar.

Ndaj, mjaft më me këto subjekte politike që kanë mbajtur peng kauzën tonë në dekada të tëra si popull nomad.
Ne shqiptarëve na duhet lëvizje e re, një Vetëvendosje dhe jo një imitim!

Comments