Hoti jep shenja se reciprociteti mund të kthehet nëse dështon dialogu me Serbinë

95

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka folur sot për takimet me Serbinë në Bruksel e Uashington dhe rifillimin e dialogut mes dy shteteve.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

Në Kuvendin e Kosovës, Hoti tha se pavarësia e Kosovës është projekti më kulmor, i mbrojtur nga Kushtetuta, dhe se kjo nuk mund të cënohet, shkruan lajmi.net.

“Republika e Kosovës më 17 shkurt është projekti më kulmor i jetësuar dhe i mbrojtur nga Kushtetuta. Këtu përfundon çdo përpjekje për të rrënuar subjektivitetin e shtetit tonë. Këtu hapet një përspektivë për normalizimin e raporteve me shtetet fqinje. Nisur nga kjo premisë, Kuvendi i Kosovës më 2011 kishte votuar një rezolutë ku autorizonte qeverinë për fillimin e dialogut teknik. Nënshtesa e atij dialogu ishte gjetja e një rruge për normalizimin e raporteve mes Kosovës e Serbisë”, tha ai.

Sipas Hotit, Serbia e ka shfrytëzuar tejzgjatjen e dialogut për të aktivizuar kapacitetet e saja për dëmtimin e Kosovës.

Hoti tha se taksa e kurthoi Kosovën në proceset integruese.

“Të gjetur në këtë situatë. Me një vullnet anemik nga Brukseli, faktori amerikan pranoi të jetë ndihmues kreativ i një procesi të ri për të nxjerrur një marrëveshje paqeje që do të kulmojë me njohje reciproke. Kosova ka interes jetik të përmbyllë konsolidimin e shtetësisë së saj. Kosova më nuk mund të jetë vetëm palë që ftohet në tavolinë e bisedimeve por do të jetë insistuese e krijimit të konsensusit për arritjen e marrëveshjes me Serbinë. Momentumi i ri BE-SHBA që synon një projekt paqeje me njohje reciproke vjen në një kohë kur grupe të caktuara populiste rrezikuan me humbjen e miqve”, tha ai.

Kryeministri tha se dialogu duhet shikuar një mundësi që ta përparojmë Kosovën dhe subjektivitetin shtetëror të saj.

“Unë jam i bindur se vetëm në këtë mënyrë mund të kthejmë besimin e SHBA-ve në qeverinë e Kosovës si dhe eleminimin e keqkuptimeve. Të gjitha këto vendime që kemi marrë në ditët e para, kanë qenë që qytetarët mos të paguajnë faturën e politikave të gabuara të izolimit politik, ekonomik e tregtar. Ne kemi nevojë të jemi bashkë dhe përkrah njëri tjetrit”, tha Hoti në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet interpelancë në lidhje me heqjen e reciprocitetit.

“Nëse dialogu nuk jep rezultatet e pritura, ne do të ndërmarrim të gjitha masat për të ruajtur ekonominë dhe subjektivitetin”, tha në fund ai. /Lajmi.net/

Comments