Hoti: Kemi një plan të zhvilluar për mbrojtjen nga koronavirusi, do të miratohet në ditët e ardhshme

121

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj kanë folur bashkë në një konferencë për media lidhur me situatën me pandeminë e virusit COVID-19 pas takimit që kishin së bashku.

MÖBEL THEMA

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka vizituar sot ministrinë e Shëndetësisë, ku është takuar me ministrin e ri, Armend Zemaj.

Hoti para mediave tha se në këtë takim është informuar për sfidat që e presin qeverinë e re në përballje me pandeminë, shkruan lajmi.net.

Ai tha se qeveria që udhëeheq ai, ka një plan afatgjatë në këtë drejtim.

“U informuam për gjërat që na presin në javën e ardhshme. Po lutemi që ta kalojmë sa më lehtë dhe po duket që jemi duke e kaluar lehtë. Kërkova nga ministri që të mbajmë lartë vetëdijën për mbrojtjen nga virusi. Ne kemi një plan bukur të zhvilluar për përballje afatgjate me këtë pandemi, e cila mundëson hapjen graduale të sektorëve dhe të njëjtën kohë  të parandalohet përhapja e pandemisë”, tha Ramadani.

Hoti po ashtu bëri të ditur se në ditët në vijim pritet edhe miratimi i një plani afatgjatë për pandeminë e koronavirusit. /Lajmi.net/

Comments