Hoti kërkon që nesër në gjithë Kosovën, të mbahet 1 minutë heshtje

214

Për t’i nderuar viktimat e masakrës së Srebrenicës, kryeministri Avdullah Hoti ka kërkuar që nesër në të gjithë Kosovën, në orën 13:00, të mbahet një minutë heshtje.

Përmes një njoftimi, Hoti ka njoftuar që sot ka takuar përfaqësuesit e komunitetit boshnjak të Kosovës, shkruan Indeksonline.

 

Postimi i plotë i Hotit:

 

MÖBEL THEMA

Një minutë heshtje për nder të viktimave të masakrës së Srebrenicës!

Sot i prita përfaqësuesit e komunitetit boshnjak të Kosovës, të cilëve u printe Rasim Demiri, kryetar i koalicionit VAKAT dhe deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Takimi u mbajt në prag të 25-vjetorit të masakrës së Srebrenicës, në të cilën forcat serbe vranë 8372 civilë boshnjakë. Tragjedia e Srebrenicës nuk mund të harrohet asnjëherë! Andaj, për t’i nderuar viktimat e kësaj tragjedie, në emër të Qeverisë së Kosovës, kërkoj që nesër, në të gjithë Kosovën, në orën 13.00, të mbahet një minutë heshtje.

Comments