Hoti kundërshton Veselin: S’ka nevojë për referendum veç nëse preken kufijtë

65

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka shkruar sot në profilin e tij në Facebook se për të arritur një marrëveshje me Serbinë, nuk ka nevojë për referendum

Hoti ka shkruar se marrëveshja me Serbinë do të përfshijë normalizimin e marrëdhënieve tona me këtë shtet, asgjë më shumë.

MÖBEL THEMA

Ai thotë se marrëveshja me Serbinë duhet të arrihet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet përkatëse. Duke shtuar se nuk ka nevojë për referendum.

“Marrëveshja me Serbine do te perfshije normalizimin e marredhenieve tona me kete shtet, asgje me shume. Prandaj, duhet te arrihet ne perputhje me Kushtetuten e Kosoves dhe ligjet perkatese.
Nje marreveshje e tille nuk ka nevoje te shkoje ne referendum, sic po paralajmeron shefi i PAN-it, vec nese ai po planifikon korigjim te kufirit me kete marrëveshje”, ka shkruar Hoti.

Hoti i është kundërpërgjigjur kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli i cili tha se marrëveshja me Serbinë duhet të kalojë përmes referendumit.

Comments