Hoti: Raporti i BE’së për Kosovën nxjerr në pah se i kemi plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim të vizave

128

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një konferencë për media me ambasadorin e Bashkimit Evropian Tomáš Szunyog, ka thënë se Raporti i BE’së për Kosovën nxjerr në pah se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim të vizave, raporton Gazeta Express.

“Raporti tregon se është bërë progres. Arritja më e madhe e Kosovës në këtë proces është marrëveshja e stabilizim asociimit. Raporti me të drejtë nxjerr në pah se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizmin e vizave”, është shprehur Hoti.

Tutje, ai e komentoi edhe aksionin e Policisë së Kosovës në Karaçevë kur foli për luftën kundër korrupsionit.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

“Krimi dhe korrupsioni mbetet problem në vete. Por, brenda vetëm katër muajve qeverisje është larguar nga qeverisja. Në javët e fundit, keni pa veprime të fuqishme të policisë që s’i kemi parë në dhjetë vitet e fundit. Rezultate të tilla nuk kemi parë që disa qeveri me radhë”, ka thënë Hoti.

Ai gjithashtu tha se raporti tregon se në Kosovë respektohet të drejtat e njeriut dhe ka liri të mediave.

“Të drejtat e njeriut po respektohen tërësisht. Gjithashtu raporti tregon se ka edhe liri të mediave”, shtoi Hoti. /Express/

Comments