Hoti thotë se lajmin e shkarkimit e mori nga mediet, nuk e di arsyen pse është liruar nga puna

271

Ish-zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur rreth shkarkimit të tij.

MÖBEL THEMA

Ish-zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë në se militantët e VV-së po vazhdojnë fushatën e tyre nëpër rrjete sociale kundër subjektit të cilit ai i takon.

‘’Deri dje ishim të mirë për ta, ishim shpresa, ndërsa sot duket se u bëmë të këqij’’, thotë ai.

‘’Ka filluar një fushatë e linçimit e fyerjeve që nuk është e shëndetshme. Duhet që kjo shoqëri të organizohet dhe të largojë këto fushata të një lëvizje e cila nuk është e shëndoshë. Nuk jemi të kërcënuar, por të intimiduar po. Dihet qartë se të kujt janë militantët. Mocioni nuk ka kaluar vetëm me votat e LDK-së. Ishin 82 vota. E kemi parë qasjen e kryeministrit dhe aty morëm vendim që të bjerë qeveria’’, deklaroi Hoti në T7.

Tutje ai tregon se si e mori lajmin për shkarkimin e tij nga detyra pas përfundimit të seancës së Kuvendit.

‘’Nuk kemi kontaktuar fare. Pasi ka mbaruar seanca e kuvendit jemi shpërndarë. Kam parë njoftimet nëpër medie dhe më pas e mora një e-mail. Nuk e di arsyen pse jam shkarkuar. Me Kurtin jam takuar disa here dhe nuk kemi pasur kurrë mosmarrëveshje përveç taksës’’, u shpreh ai.

Comments