Hoxha dhe Çuçi nënshkruajnë edhe një marrëveshje

85

Nënshkruhet marrëveshje mes RMV-së dhe Shqipërisë, për menaxhim të përbashkët të peshkimit në liqenin e Ohrit dhe Prespës

Ministri i bujqësisë dhe zhvillimit rural të Maqedonisë së Veriut, Arianit Hoxha dhe ministri i bujqësisë dhe zhvillimit rural të Republikës së Shqipërisë, Bledar Çuçi, nënshkruajtën marrëveshjen për menaxhim të përbashkët të peshkimit në Liqenin e Ohrit dhe Liqenin e Prespës. Gjatë takimit ,ministri Hoxha tha se kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme për të krijuar një strukturë të përbashkët të menaxhimit midis dy vendeve.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

“Qëllimi ynë është të krijojmë një strukturë institucionale, të harmonizuese dhe një qasje bashkëpunuese për këto dy liqenet. Është e rëndësishme të theksohet se kjo është vetëm një hap drejt një menaxhimi të përbashkët i cili do të pasojë edhe në nivelet më të ulët të institucioneve, atyre që bëjnë cështjen e hedhjes së rasatit por edhe të inspektorateve të përgjithshme që duhet të bëjnë menaxhimin e përbashkët.”, tha Arianit Hoxha – ministërs i bujqësisë dhe zhvillimir rural në RMV.

“Marrëveshja e sotme është e rëndësishme sepse tenton të rregullojë dhe diciplinojë peshkimin në dy asete natyrore fantasike jo vetëm të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut por edhe të mbarë Europës. Pra të rregullojë peshkimin dhe të ngrejë një strukturë për menaxhimin e përbashkët për peshkimin në liqenin e ohrit dhe të prespës. Fauna peshkore nuk ka as pasaportë e as kufij”, tha Ministër i bujqësisë dhe zhvillimit rural në Shqipëri, Bledar Çuçi.

Në Pogradec rreth para dy muajsh u ndërtua një pellg për riprodhimin e peshkut endemik më të rrezikuar, troftës së famshme të Ohrit. U hodhën 1.600.000 rasate për të furnizuar liqenin.

Comments