Hysri Peqani (Burdushi) lirohet nga burgu

190

Mjeku popullor Hysri Peqani apo i njohur ne publik si ‘Burdushi’ është liruar nga burgu.

Njoftimin për lirimin e tij e bëri avokati mbrojtës i tij, Asdren Hoxha.

Ai shpërndau një fotografi me Burdushin, duke thënë se tashmë është liruar, transmeton Indeksonline.

MÖBEL THEMA

Me 8 nëntor 2019, Gjykata Themelore në Prizren e shpalli Burdushin fajtor për mashtrim.

Me këtë rast ai u dënua me një vit burgim dhe gjobë prej 5 mijë eurove, ku edhe iu ndalua ushtrimi i profesionit në kohëzgjatje prej tri vjetësh.

Por Gjykata e Apelit e kishte kthyer në rigjykim rastin e tij, pasi që Gjykata e Prizrenit e kishte shpallur fajtor dhe e kishte dënuar me 1 vit burgim efektiv dhe gjobë 1 mijë e 500 euro./Indeksonline/

Comments