I akuzonte për shpellar, ja si dukej “lali Eri” para se të bëhej “Tirons i vjetër” (Foto)

106

Kryebashkiaku Erion Veliaj është i njohur për daljet publike dhe takimet e tij të shumta në ‘të mirë dhe për rindërtimin e Tiranës”.

Mirëpo ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim në daljet e tij publike, adoleshenca e “lali Erit” nuk ka qenë gjithnjë ajo e një “Tironsi të vjetër”. Përmes një postimi JOQ na tregon një foto nga e kaluara e kryebashkiakut, në vitet e tij të arta të adoleshencës në të cilën ai qëndron hipur mbi një kalë.

Mesa duket e kaluara e “lali Erit” nuk është aq e rafinuar sa sot. Ndërsa fotoja e tij hipur një kali dhe pamja pas tij, ajo e një fshati tregon një anë tjetër të tij.

MÖBEL THEMA

Mirëpo kjo të bënë të pyesësh veten “A e ka ‘fobi’ lali Eri një fakt të tillë?” nisur kjo edhe nga deklaratat e tij për mediat pak kohë më parë ku duke folur për ndërtimin e qytetit i cilësonte banorët e Unazës së Re si “shpellarë”.

Deklarata e Veliaj:

“Shumica e qytetarëve duan që unaza e re të bëhet. Edhe për bulevardin e ri ishte e njëjta parti shpellarë që shkatërrojnë. Është i njëjti film që e kemi parë dhe ky film përfundon me fitoren e qytetit të njerëzve të mirë që duan rendin dhe nuk kanë zaptuar nuk shqyejnë dhe nuk vijnë nga shpellat”.

Comments