I bëri varrin Putin, dënohet me burg aktivisti rus

58

Swiss Financial and Travel

Një gjykatë në Rusi ka dënuar me 28 ditë burgim, një burrë që ka krijuar një varr për presidentin rus, Vladimir Putin. Në gurin e varrit të krijuar ishte vendosur fotografia e Putinit dhe “vitet e jetës”, 1952-2019.

Aktivisti Karim Yamadayev është dënuar në qytetin, Naberezhnye Chelny për shkelje të ligjit, duke krijuar vazhdimisht ngjarje të tilla publike. Ai deklaroi se ka e bërë një gjë të tillë kundër një projektligjji për “kufizimin e internetit” në Rusi, duke thënë se kjo masë kërcënon lirinë e shprehjes.

MÖBEL THEMA

Të mërkurën Rusia miratoi dy projektligje që ndëshkojnë mosrespektimin e autoriteteve dhe shpërndarjen e lajmeve të rreme. Në projekt ligjin e parë përfshihet “mosrespektimi” i shtetit, zyrtarëve dhe shoqërisë ruse, dhe përsëritja e këtyre veprave mund të dënohet me 15 ditë burgim. Ndërsa projektligji i dytë ndalon shpërndarjen e “informacioneve të rreme që lidhen me interesin publik”.

Gazetarët, aktivistët dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut, kanë shprehur kundërshtimet e tyre për këto masa, duke thënë se ato cënojnë fjalën e lirë dhe janë të paqarta. Sipas tyre synimi i vetëm është vendosja e perdes së hekurt mbi internetin. Sipas tyre nën qeverisjen e Putinit, shteti rus ka fituar kontrollin e një pjese të madhe të kanaleve televizive, prandaj zërat opozitarë dëgjohen më së shumti përmes rrjeteve sociale./Opinion.al

Comments