I këndojnë dashurisë për “Shën Valentin”, artistët publikojnë këngët e veçanta në datën e shënuar

66

Këngëtarët tanë kanë paralajmëruar disa projekte muzikore me rastin e “Shën Valentinit”.

MÖBEL THEMA

14 shkurti njihet si “Dita e të dashuruarve”, andaj këtë datë do ta bëjnë më të veçantë edhe këngët që i këndojnë dashurisë, shkruan lajmi.net.

Shumë artistë tanë kanë paralajmëruar projekte të reja për këtë datë, ndërsa tema e këngës natyrisht se është dashuria.

Capital T, Alban Skënderaj, Mozzik, Jehona Sopi, Ronela Hajati dhe Buraku; janë këngëtarët që kanë konfirmuar se do të publikojnë këngë të reja më 14 shkurt.

Reperi Capital T, ka ndarë me ndjekësit një video, ku bën të ditur se kënga e re e tij titullohet “Je T’aime”.

“A ki mi thon najkujt “Je T’aime” ? Me 14.02.20 ne ora 14:02 e ki mundesine 💌”, janë fjalët e reperit.

Po ashtu, edhe Alban Skënderaj ka konfirmuar se në “Ditën e të dashuruarve” sjell këngën “Çdo ditë një Shën Valentin”. Ndërsa, këtë projekt do ta sjell të shoqëruar edhe me videoklip.

Po me atë datë, do të sjell këngë edhe Jehona Sopi. Këngëtarja ka paralajmëruar baladën “Jena dashtë”, e cila i flet dashurisë së humbur.

Për dallim prej emrave të lartpërmendur, Ronela Hajati ka bërë të ditur se për “Shën Valentin” sjell dy këngë të reja.

“Gënjeshtar je” dhe “Pare”, titullohen dy projektet që Ronela planifikon t’i publikojë në këtë datë të veçantë.

Ajo ka bërë të ditur se këto dy këngë janë krejtësisht të kundërta prej njëra-tjetrës.

Edhe reperi Mozzik, pritet që projektin e radhës ta lansojë më 14 shkurt, madje supozohet që kjo këngë flet për ndarjen.

Natyrisht, edhe këtij projekti, Mozzik ia ka shoqëruar videoklipin.

Përveç artistëve të lartpërmendur, edhe Buraku dhe Grupi Fama iu këndojnë të dashuruarve për “Shën Valentin”, pasi po me atë datë kanë planifikuar ta lansojnë projektin e ri.

Mbetet të shihet se çfarë kanë përgatitur kësaj radhe këta artistë dhe se cili më mirë i këndon dashurisë atë ditë. /Lajmi.net/

Comments