I lënduar nga njerëzit që nuk e prisja

432

Deutsch-ABC

Selman Sulisi
Jam lodhur , duke kërkuar e shpresuar se një ditë kanë për të më kuptuar.Jam lodhur nga njerëzit të cilët I doja dhe ju dhuroja atë që kisha dhe gjithë tē mirat që I posedoja . Jam lodhur duke duruar të keqen që s’paska kufi, por ajo vec sa shtohet e rritet e shpirti po më mërzitet. Bëra një luftë I lodhur për të fituar e në fund asgjë nuk fitova, veten e lëndova. I befasuar nga të gjithë familjarë , tregtarë , biznismen,e shkollarë,që më lanë më zemër të qarë . Ooo ju që më doni apo s’më doni ,më urreni, apo s’më kuptoni, unë jam lodhur duke ecur me një rrugë pa fund .Jam lodhur e raskapitur duke gënjyer veten se një ditë do të bëhet më mirë.Jam lodhur e zhgënjyer nga miqësia e ngushtē që diskutonim cēshtje të rëndësishme,me kolegë , politikan, imamë, e ulema.Jam lodhur duke qenë I zellshëm, punonjës I madh,i ndëgjuar e nga mbrenda veten duke e shkatërruar.Jam lodhur duke blerë e shitur duke kërkuar e dhuruar.I lodhur me pak gëzim, shumë hidhërim e dhimbje, pak lumturi më shumë lot e mërrzi. I lodhur duke bërë durim ,po mundohem e sakrifikohem, ta ruaj qetë sin e shpirtit tim. Jam lodhur nga problemet, brengat, dhe njerëzit që po më rrethojnë, mirëpo nuk jam I dëshpë ruar .Gjithcka do të hedhi pas dhe jetën I lumtur t’a vazhdoj.Do të eci I buzëqeshur duke I parë njerëzit tek po lajkatojnë ,vrapojnë për gjëra që s’kanë vlerē dhe njëri- tjetrin e mashtrojnē. Madje sot jam i pikëlluar, por nesër mund të jem i gëzuar. Nuk do të ndryshohem edhe pse I lodhur nga se personaliteti im jam vet unë, shumë i vetëdijshëm dhe i qetë nga mbrendia . Në fund, në fund fare ditët kalojnë me shpejtësi të frikshme .Nē mbrëmje sa po vendoj kokën në jastëk agon dita e mëngjesit dhe sapo zgjohem në mëngjes vjen mbrëmja, sërish I lodhur qëndroj në hijen e fikut dhe fillova të dalloj mikun prej armikut.

Comments