I shkrumbuan në flakë Range Roverin, reagon kryebashkiaku Leli

644

Mëngjesin e sotëm është djegur makina tip Range Rover, e kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli.

Ngjarja në fjalë ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 04:26, në lagjen “Lef Sallata”, pranë zyrave të bashkisë.

Policia ben me dije se si si pasojë e flakëve ka marrë zjarr edhe një automjet tjetër tip Ford, parkuar në afërsi.

Deri tani dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm kundrejt Range Roverit, dhe pista e parë është për shkak të detyrës së Lelit.

Kryebashkiaku Leli është përgjigjur pwr ABCNews se nuk i intereson se çfarë ka ndodhur duke shtuar se në këto momente ishte i angazhuar me një problem familjar. /albeu.com/

Comments