I shoqëruar nga dy autoblinda, përfundon në spital Etfimiu Eftimius

522

Ka përfunduar në spitalin e Elbasanit shtetasi grek Eftimiu Eftimius, i cili akuzohet për vrasjen e Devi Kasmit, rreth dy vite më parë në zonën e Xhamllikut në Tiranë.

Mësohet se i akuzuari kryesor për vrasjen e Kasmit është shoqëruar për në spitalin e Elbasanit me dy mjete të blinduara.

Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar komplikacionin shëndetësor të shtetasit grek, i cili njihet për fizikun e tij të fortë, pasi ka qenë dhe pjesë e ushtrisë në shtetin fqinj.

Eftimius nuk e ka pranuar asnjëherë akuzën për vrasjen e Kasmit, duke thënë se kishte ardhur në Tiranë për arsyet e tij private.

Comments