I vazhdohet paraburgimi Boki 13 edhe për 30 ditë tjera

32

Këshilli Penal pranë Gjykatës Penale e pranoi propozimin e Prokurorisë Themelore Publike dhe e pranoi masën e paraburgimit për Bojan Jovanvoskin dhe Zoran Milevskin për rastin ‘Haraçi’.

“Pas shqyrtimit dhe vlerësimit të fakteve dhe dëshmive, Këshilli Penal mori vendim me çka pranohet propozimi dhe e vazhdoi masën e paraburgimi për 30 ditë tjera”, thuhet në njoftimin e gjykatës, njofton Telegrafi Maqedoni.

MÖBEL THEMA

Prokuroria Publike më 15 maj nisi hetim kundër Jovanvoskit dhe Milevskit për larje para dhe marrje para për ndikim jo të ligjshëm.

Gazeta italiane ‘La Verita’ publikoi edhe video se si Jovanvoski dhe Milevski shihen në shtëpinë e Jordan Kamçev me çanta në dorë. Në rastin ‘Haraçi’ përveç dy të dyshuarve që ndodhen në paraburgim, përmenden edhe dy prokuroret e PSP-së, Katica Janeva dhe Lile Stefanova e cila udhëheq me rastin ‘Perandoria’ e ku i dyshuar është Jordan Kamçev./Telegrafi/

Comments