I vrari në Pejë, Qerim Kelmendi ishte pjesëtar i UÇK-së

336

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e vona të natës së kaluar në rajonin e Pejës, ku një person është gjetur pa shenja jete.

Sipas policisë për rajonin e Pejës thuhet se viktima në fjalë u gjet brenda veturës e cila ishte përfshirë tërësisht nga zjarri, raporton Indeksonline.

Ndërsa, mediat kanë raportuar se bëhet fjalë për Qerim Kelmendin.

MÖBEL THEMA

Ndryshe Kelmendi kishte qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lidhur me rastin, Indeksonline ka kontaktuar Prokurorin e Pejës, Agim Kurmehaj, i cili po ashtu tha se trupi i viktimës është djegur.

“Janë duke u zhvilluar hetimet e para lidhur me rastin. Bëhet fjalë për një trup të pajetë, i gjinisë mashkullore. Kemi informacion se trupi i pajetë i këtij personi është djegur. Por duhet pritur saktësisht detajet shtesë”, shtoi Kurmehaj./Indeksonline

Comments