Ibra dakordohet me Milanin

62

Sulmuesi suedez do të rikthehet gjatë këtij muaji tek Kuqezinjtë, pas eksperiencës amerikane me Los Angeles Galaxy. 38 vjeçari i refuzoi disa oferta vetëm për t’u transferuar në San Siro

Zlatan Ibrahimovich ka arritur marrëveshje për t’ju ribashkuar Milanit.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi britanik “Telegraph”.

MÖBEL THEMA

dhuro
38 vjeçari pritet të rikthehet në San Siro në fund të këtij muaji, për të luajtur në Serie A në pjesën e dytë të kampionatit.

Veterani i sulmit i ka refuzuar disa oferta vetëm për t’ju bashkuar Milanit, ku kishte luajtur me sukses vite më parë.

Ish-përfaqësuesi suedez u largua nga Los Angeles Galaxy në fund të nëntorit pasi realizoi 30 gola në sezonin e fundit të kampionatit amerikan.

Rossoneri presin shumë nga Ibra pasi po hasin në vështirësi për të shënuar gola këtë sezon.

Comments