Ibrahimovic: Manchester United duhet ta harrojë Fergusonin

305

Zlatan Ibrahimovic thotë se Manchester United duhet të harrojë Sir Alex Ferguson dhe se klubi duhet të mendojë për të tashmen.

Ferguson u tërhoq në vitin 2013 pasi fitoi 13 tituj në Premier League, 5 FA Cup dhe dy trofe të Ligës së Kampionëve gjatë një sundimi të paprecedent për plot 26-vite.

Që në vitin 2013, Manchester United ka dështuar të fitojë titullin në Premier League, por ish-sulmuesi i “Djajve të Kuq”, Zlatan Ibrahimovic, ka folur për Mirror: “Çdo gjë që ndodh gjykohet nga epoka e Fergusonit. Nëse do të isha unë, do të thosha se nuk ka më Ferguson dhe unë vij këtu dhe dua të shkruaj historinë time”, tha Ibra.

“Kështu që unë nuk dua të dëgjoj se çfarë ka ndodhur më parë. Dua të punoj për të tashmen, duhet një mentalitet i ri në skuadër”, u shpreh suedezi.

“Fergusoni ka vendin e tij në histori, por klubi duhet të gjejë identitetin e vet”, përfundoi sulmuesi i Los Angelos Galaxy.

Comments