Lajme, Opinione — September 11, 2017 at 6:33 pm

Idrizova është një kamp përqendrimi

by

Urim SALIHU

Ata mund të kenë bërë vepra të rënda por kanë edhe ata të drejtë të jetojnë.Në vendin ku u është caktuar të kryejnë dënimin është e frikshme t’a shohësh dhe jo më të besosh se aty paguajnë cmimin e së keqes në atë kamp përqendrimi.

Janë fotot , që po t’i krahasosh me mesjetën, është akoma më keq.Ai vend është një aushvic modern , një vend ku kundërmon erë e rëndë, mure të plasaritura dhe i ftohti që depërton në të katër anët.

Shumë prej të burgosurve nuk kanë hyrë aty se janë regjisorë të famshëm, se janë krijues që presin të marrin një cmim prestigjioz, këtë e dijmë të gjithë .Shumë prej tyre janë njerëz me dosje të rënda , kanë bërë vepra të rënda me të cilat paguajnë cmimin e tmershëm, por mënyra se si e kryejnë këtë dënim është më keq se sa të jesh i burgosur i përjetshëm .
Idrizovën të paktën e panë të gjithë.Kushedi si janë burgjet tjera.Ke frikë edhe të futesh brenda qoftë edhe për ndonjë akt që se ke ndërmend t’a bësh kurrë.Jo vetëm ditët që nuk ecin aty brenda por edhe terrori që jeton me ty përgjithnjë aty.

Ai vend është i trishtë , si në filmat e Hiçkokut, hijet e gardianëve të fusin tmerrin .Aty janë zërat e të burgosurve që perëndojnë nën tmerrin e institucionit që i vret.Nëse ata kanë vrarë dikë, burgu po i vret ata .Kjo nuk dallon .

Ai vend është fund e krye kundër lirive dhe të drejtave të njeriut.Ai është vendi më mizor që ke frikë ti fusësh qeniet jo njerëzore të qëndrojnë aty, jo njerëzit.

Burgu është një reflektim se ç’farë lirie kanë njerëzit përjashta.

Por aty ka njerëz që paguajnë pa faj , pa pikën e mëshirës ndëshkohen me vite dhe nuk kanë kujt t’i drejtohen.Ne i kemi lejuar të vdesin aty me mizeritë më të mëdha.Ne e kemi dëgjuar fjalën burg që është kaq e ftohtë por tani që kemi imazhet e atij vendi, jemi shokuar.

Edhe të burgosurit duhet të trajtohen si njerëz, aq më tepër ata që janë aty brenda me gjëra që s’i kanë bërë kurrë dhe jetojnë në vendin e frikshëm që kushedi s’kanë shpresë se do dalin të gjallë ndonjëherë prej aty.

Comments

comments