Infektologu Krasniqi: Nuk ekziston rreziku nga përhapja e koronavirusit në Kosovë

224

Infektologu Valbon Krasniqi ka thënë që Kosova mund të jetë e rrezikuar nga sëmundja e koronavirusit, sidomos pas shfaqjes së rasteve të vendeve që janë më afër nesh.

Ai ka thënë që nuk duhet të mos përfillet kjo situatë nga institucionet e vendit.

“Rreziku ekziston dhe është real sidomos me paraqitjet e rasteve të vendeve që janë më afër Kosovës me këtë sëmundje.Sot është konfirmuar rasti i parë në Kroaci. Vend për panik nuk ka, për faktin se ky virus sipas të dhënave dhe shifrave ekzistuese deri tani, duket që shkallën e ashpërsisë së sëmundjes e ka të ulët”.

“Ne si institucione nuk duhet ta neglizhojmë këtë situatë, dhe me kohë jemi përgatitur me kapacitetet tona, përfshirë resurset humane brenda klinikës sonë infektive. Edhe në Kosovë kemi pasë raste të dyshuara. Megjithatë për t’u quajtur si rast i dyshimtë, pacienti duhet të ketë histori të udhëtimit ose informacion të kontaktit me personat që kanë qenë të infektuar”.

MÖBEL THEMA

Krasniqi ka theksuar se sëmundjet që përhapen me anë të kollitjes dhe teshtitjes janë më të vështira për t’u ballafaquar me to.

“Ne si klinikë kemi përvojë në menaxhimin e këtyre rasteve. Nëse paraqitet ndonjë rrezik duhe të ketë koordinim të gjerë të të gjitha institucioneve. Nëse s’kemi raste të konfirmuara kemi vetëm përgatitje klinike. Kemi caktuar repartin për sëmundjet që kanë nevojë për hospitalizim”, ka thënë infektologu Krasniqi në Info Magazine.

“Problemi më i madh është parandalimi i përhapjes në masë; një person i dyshuar paraprakisht mund të ketë kontakte me shumë njerëz të tjerë. Virusi është izoluar edhe te personat asimptomatikë që nuk kanë pasë shenja më parë”.

“Qytetarët tanë që jetojnë në vende tjera, që mund të vijnë nga vendet që është përhapur koronavirusi duhet të lajmërohen te ekipa mjekësore në pikat hyrëse të Kosovës. Ata që manifestojnë simptoma të gripit kontrollohen fillimisht dhe pastaj mund të këshillohen të qëndrojnë në shtëpi”.

Comments