Infermierja e Klinikës Infektive në Kosovë preket nga koronavirusi

184

Ministria e Shëndetësisë  ka njoftuar për gjendjen aktuale në Klinikën Infektive për pacientët e prekur nga koronavirusi.

MÖBEL THEMA

Në një komunikatë për media të lëshuar nga MSH, është bërë e ditur se në Infektive janë duke u trajtuar aktualisht 34 pacientë, shkruan lajmi.net.

Nga këta 34 pacientë, 26 prej tyre janë në gjendje stabile, ndërkaq 8 nga ta kanë nevojë për oksigjenoterapi.

Po ashtu, është bërë e ditur gjatë ditës së djeshme se njëri nga stafi shëndetësor i Infektivës është konfirmuar me koronavirus.

Bëhet fjalë për një infermiere të Klinikës Infektive, e cila ka qenë në kontakt të afërt me pacientët  e hospitalizuar në këtë klinikë.

Komunikata e plotë:

Sipas raportit ditor të Klinikës Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në këtë klinikë sot janë duke u trajtuar gjithsej 34 pacientë me Covid-19.

Nga këta 34 pacientë:
26 prej tyre janë në gjendje stabile;

8 prej tyre kanë nevojë për oksigjenoterapi.

Klinika Infektive, bën të ditur, gjithashtu, se dje ka regjistruar edhe personin e parë nga stafi shëndetësor i Klinikës Infektive, që ka rezultuar pozitiv në Covid-19.

Klinika Infektive shpreh mbështetjen për punëtoren e saj për ta përballuar infeksionin dhe thekson se profesioni i mjeku, e në veçanti i infektologut bart me vete edhe rrezikshmërinë e infektimit gjatë ofrimit të shërbimeve shëndetësore dhe, ndonjëherë, kjo nuk mund të evitohet  përkundër respektimit maksimal te masave të mbrojtjes personale.

“Rasti i koleges tonë nuk do të na dekurajoj dhe demotivoj që së bashku me kolegët e tjerë të ofrojmë ndihmën mjekësore për pacientët tonë. Këtë do ta bëjmë në çfarëdo kushtesh dhe rrethanash”, thuhet në njoftimin e Klinikës Infektive. /Lajmi.net/

Comments