Instagram vjen me një aplikacion të ri

101

Instagram sot është duke e prezantuar aplikacionin e ri të quajtur “Threads.”

MÖBEL THEMA

Ky aplikacion është kryesisht për mesazhe, por i dizajnuar vetëm për shoqërinë tuaj të ngushtë. Për këtë aplikacion ka qenë duke u folur që nga gushti, por është fshehur nga ‘Instagram.’

Përmes, këtij opsioni ju do të jeni në gjendje të ndani foto, video, mesazhe të shpejta me listën e ‘shoqërisë së ngushtë’, raporton “The Verge”, transmeton lajmi.net.

“Threads” ka 3 përbërës kryesor. E para është kamera, për foto dhe video, dhe që nuk ka asnjë filter.

E dyta është inboxi, apo pjesa e mesazheve, që ju qon drejtpërdrejtë tek mesazhet në instagram, por që është i limituar për listën e ‘shoqërisë së ngushtë’ që do të thotë që ky do të jetë inboxi më i shkurtër, që keni pas në jetën tuaj.

Për fund, ‘ekrani i statusit’, që duket të jeni opsioni më i diskutueshëm i këtij aplikacioni. Është një mesazh i kohës moderne, p.sh ‘insagram’ ka ofruar disa emoji dhe statuse që i ka krijuar vet, ju zgjidhni njërin prej tyre dhe se sa kohë dëshironi ta mbani. /Lajmi.net/

Comments