Interesim i jashtëzakonshëm për miqësoren Shqipëri-Kosovë, shiten 30 mijë bileta

87

Deutsch-ABC

Trajneri i Kosovës, Bernard Challande, foli për mikrofonin e “Supersport” pas stërvitjes së paradites, ku tregoi për përgatitjen e skuadrës për miqësoren ndaj Shqipërisë.

Tekniku tregoi se skuadra është me mendjen nga Liga e Kombeve në shtator, ku skuadra e tij do të japë maksimumin. Ai tregoi se ndaj Shqipërisë do t’i jap mundësinë të gjithë lojtarëve.

MÖBEL THEMA

LEXO EDHE:
FOTO/ Reali fitoi Championsin, e pabesueshme kjo që bën Barcelona
“Detyra ime është të punoj dhe të përgatis ekipin për ndeshjen kundër Shqipërisë dhe për të qenë gati në muajin shtator. Nuk kemi shumë ndryshime. Është mirë që lojtarët ti kemi të gjithë për tu përgatitur sa më mirë në muajin shtator. Do t’ia jap mundësinë të gjithë futbollistëve ndaj Shqipërisë”.

Janë shitur 30 mijë bileta – “Është shumë interesante. Shqipëria është skuadër shumë e fortë, por për mua e rëndësishme është të përgatitemi kundër Azerbajxhanit në muajin shtator. Gjithsesi kam dëshirë ta fitoj këtë ndeshje”.

Për lojtarët që po i shikon për herë të parë – “Nuk është hera e parë që i shikoj, i kam parë në ndeshjet kualifikuese. Këta janë e ardhmja e ekipit të parë dhe besoj se do të ketë një të ardhme shumë të ndritur”.

Comments