Irani publikon videon e “vrasjes” së Trumpit

672

Një video shokuese tregon atentatin e rremë ndaj presidentit amerikan Donald Trump nga një vrasës iranian.

Pamjet e publikuara nga agjencia e lajmeve Fars tregojnë një aktor iranian me një armë zjarri në dorë që merr në shënjestër Trumpin, ndërkohë që në video janë futur edhe pamjet kur presidenti amerikan largohet nga skena gjatë një mitingu në Nevada, kur u mendua se një person në publik kishte armë me vete.

Në video lexohet fraza: “Hej, Amerikë! Nëse ti nis luftën, ne do ta përfundojmë atë”.

Comments