Ish-drejtori i CIA-s: Fitorja e talibanëve është një katastrofë për botën

160

Ish-drejtori i CIA-s David Petraeus e quajti sot marrjen e pushtetit nga talibanët në Afganistan si “të tmerrshme” dhe një “katastrofë” për botën.

Ish-gjenerali ushtarak amerikan dhe ish-komandanti i forcave ushtarake në Afganistan paralajmëroi se “këtu nuk ka një epilog të mirë”, në një deklaratë për radio WABC.

Moebel THEMA

“Ky është një hap i madh prapa për sigurinë kombëtare dhe është në prag të bëhet shumë më keq nëse nuk vendosim të ndërmarrim veprime vërtet serioze,” tha 68-vjeçari Petraeus.

Ai thotë se ekziston një zgjidhje në formën e një mesazhi për talibanët.

“Nëse ne mund të flasim me talibanët në mënyrë efektive, t’u themi atyre se duhet të ndalojnë atë që po bëjnë, ose t’ua dërgojmë ushtrinë amerikane dhe ne do ta ndalojmë këtë”, tha Petraeus.

Sipas tij, çdo epilog është i keq, “nëse talibanët marrin Afganistanin ose gjithçka kthehet në një luftë civile”.

Comments