Ish-drejtori i SHIK’ut, Ferat Shala, ftohet nga Gjykata Speciale

158

Gjykata Speciale ka ftuar për ta marrë në pyetje ish-drejtorin e Drejtorisë Kundërzbulim në Shërbimin Informativ të Kosovës (SHIK), tani deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

Lajmin e ka bërë të ditur vet ai, derisa ka shtuar se do t’i përgjigjet ftesës me 5 shkurt të këtij viti.

“Në tërë veprimtarinë time jetësore atdhetare asnjëherë nuk jam ndi më i nderuar dhe respektuar se sa kur isha pjesë e UÇK-së! Asnjë shkronjë nuk e heq nga e kaluara ime në të gjitha periudhat e veprimtarisë sime”, ka konfirmuar Shala, përmes një postimi të publikuar në faqen e tij zyrtare në rrjetin shoqëror “Facebook”.

Comments