Ish-kandidati për president të Maqedonisë, Blerim Reka del në përkrahje të Vetëvendosjes

85

Ish-kandidati për president të Maqedonisë Veriore, Blerim Reka sot është takuar me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Kurti e priti në takim Rekën, ky i fundit i tregoi se e mbështet Lëvizjen Vetëvendosje, transmeton Indeksonline.

Në postimin e tij, Kurti tregoi se me Rekën u pajtuan që është koha për tranzicion post-korruptiv të rajonit.

MÖBEL THEMA

Për më shumë lexojeni postimin e plotë të Albin Kurtit:

Ambasadori Reka mbështet VETËVENDOSJE!-n

Sot prita Ambasadorin, Prof. Dr. Blerim Reka, me të cilin biseduam për gjeopolitikën ballkanike në prag të zgjedhjeve në Kosovë. U pajtuam se pas tri dekadash të tranzicionit post-konfliktual, erdhi koha për tranzicion post-korruptiv të rajonit, meqenëse korrupcioni mbetet kërcënim strategjik dhe derë e hapur për fuqitë jashtë komunitetit Euro-Atlantik. Konstatuam se janë shpresëdhënëse qëndrimet e reja të faktorit ndërkombëtar mbi reciprocitetin dhe simetrinë lidhur me bisedimet Kosovë-Serbi, e që mungonte gjatë dialogut shtatë vjeçar të Brukselit. Lëvizja VETËVENDOSJE! mund ta bëjë ndryshimin aq të pritur në Kosovë, tha ambasadori Reka duke na dëshiruar sukses në zgjedhje.

Comments