Ish-presidenti i Genoas: Nëse Empoli fiton me Interin, futbolli s’ka më logjikë

64

Java e fundit në Serinë A do të ketë një interes shumë të madh, pasi luhet në frontin e mbijetesës dhe në atë të Europës.

Interi nga ana e vet duhet të fitojë patjetër, për të siguruar një vend që të çon në Ligën e Kampionëve.

MÖBEL THEMA

Ish-presidenti i Genoas, Aldo Spinelli, ka folur për mundësinë e mbijetesës së ish-klubit të tij.

“Mendoj se nëse Empoli do të fitojë me Interin në fundjavë, futbolli nuk ka më logjikë. Interi luan 35 milionë euro ndaj Empolit. Nëse do të shkojë në Champions duhet të fitojë, pasi Atalanta nuk do të bëjë një hap fals me Sasuolon dhe Milani me Spalin”, kanë qenë fjalët e Spinellit.

Comments