Ish-prokurori Nakov: Janeva të dalë dhe të shpjegojë cdo detal të “Reketit”

136

MÖBEL THEMA

Ish-prokurori Aleksandër Nakov thotë se pas publikimit të audio dhe video incizimeve, krzeprokururoja e PSP-sw Janeva duhet të dal para opinionit dhe të shpjegojë të gjitha detalet e rastit. Sipas tij, qëndrimi i Janevës larg opinionit, bën me faj edhe prokurorët tjerë të PSP-së që nuk janë të përfshirë në këtë rast, duke zvogëluar kështu dukshëm edhe besueshmërinë e popullatës ndaj Prokurorisë Speciale Publike.

Unë kam bindjen se tani PSP i ka duart e lidhura ndërsa Prokurorja Speciale duhet që sa më shpejtë të del para opinionit dhe të jep detaje për atë që ka ndodhur në terren, e sidomos çka i ka ndodhur asaj personalisht. Këtë e them sepse prokurorët e tjerë nuk mund të mbartin fajin e sajë- deklaroi  Aleksandar Nakov – Ish-prokuror.

Nakov vlerëson se të pwrfshirwt në kwtw rast kanë vepruar në mënyrë amatore duke pasur parasysh se personat që mbartin funksione të rëndësishme publike, janë edhe cak i përgjimeve

Në mënyrë shumë amatore kanë vepruar në këtë situatë. Vetë Prokurori Publik si ushtrues i detyrës duhet të dijë se ai është person publik, pa marrë parasysh nëse dikush do e xhirojë në publik, ai duhet të dijë se edhe vetë mjetet për komunikim, 04-39 kanë mundësi që t’i kthejnë të gjithë bisedat të personave publik, të cilët mund të shfrytëzohen për raste të tilla- tha Aleksandar Nakov.

Pas publikimit të këtij rasti, Nakov thotë se Maqedonisë së Veriut duhet t’i ndryshojë epiteti, nga “Shtet i kapur” në “Shtet i humbur”

Jo rastësisht ne nga faktori ndërkombëtarë jemi thirrur me emrin “Shtet i kapur” por unë madje do të thosha “Shtet i humbur”, pa institucione. Ne kemi një krizë të madhe institucione sepse mesa po e shohim nuk po funksionojnë institcionet, qoftë Prokuroria Publike qoftë Gjykata, tregon se diçka në shtetin tonë nuk është në rregull- shtoi Aleksandar Nakov.

Nakov vlerëson se puna dhe besueshmëria e PSP është e lidhur ngushtë me kryeprokurorin special, pasi që prokurorët autorizimet dhe lejet i marrin nga kryeprokurori, që në rast se është i korruptuar, mund të ndikojë në lëndë tjera./Alsat/

Comments