Ishte ngjitur në antenë për ta çmontuar, humb jetën uruguaiani

E ky rast ka nxitur debat dhe dilema, nëse në Uruguai ka siguri për punëtorët në vendin e tyre të punës

28

Punonjësi uruguaian  Ricardo Matias Legrato, 28-vjeç, ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga 40 metra lartësi derisa po tentonte të çmontonte një antenë gjigante.

Legrado punonte si hidraulik dhe mirëmbajtës i kanalizimit, por kësaj radhe kishte marrë pjesë në çmontimin e antenës e cila ishte në gjendje shumë të keqe.

MÖBEL THEMA

Qëllimi ishte që ajo të çmontohet dhe të vendoset me një të re dhe më moderne. E një video amatore e publikuar në internet, shfaq dy burra duke u ngjitur në konstruksionin e metaltë, megjithatë maja e saj befasisht shkëputet dhe së bashku me të bien në tokë edhe punonjësit.

Si pasojë e kësaj ka mbetur i vdekur në vend Legrato, kurse dy punonjës tjerë kanë pësuar lëndime trupore. E ky rast ka nxitur debat dhe dilema, nëse në Uruguai ka siguri për punëtorët në vendin e tyre të punës.

Comments