Ismaili: PDK do ta votonte sërish Gjykatën Speciale, besojmë në luftën e pastër të UÇK’së

72

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës,  Besa Ismaili, ka deklaruar se do ta votonin përsëri Gjykatën Speciale.

Ajo u shpreh se jo vetëm këtë, por secilën gjykatë do ta votonin meqë janë të sigurt që lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e pastër.

MÖBEL THEMA

”Sepse jemi të bindur në pastërtinë e luftës tonë dhe pastërtinë e kësaj lufte”, është shprehur ajo në Klaan Kosova.

Këto deklarata Ismaili i dha pasi deputeti i Vetëvendosjes Hajrullah Çeku tha se ata që e votuan Gjykatën Speciale duhet kërkuar falje.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, muajin e kaluar, ka njoftuar se më 24 prill u ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën presidenti Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerë, akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Ende nuk është e qartë se kush bën pjesë në grupin e “të tjerëve”, siç i ka cilësuar Zyra e Prokurorit.

Comments