Italia dëbon një shtetas të Maqedonisë për shkak të terrorizmit

43

Deutsch-ABC

Soldiers stand guard outside the French Embassy in Rome on November 14, 2015, a day after deadly attacks in Paris. At least 128 people were killed in the Paris attacks on the evening of November 13, with 180 people injured, 80 of them seriously, police sources told AFP. AFP PHOTO / TIZIANA FABI / AFP / TIZIANA FABI
Autoritetet italiane i dëbuan katër persona të dyshuar për terrorizëm, mes të cilëve edhe një shtetas të Maqedonisë.
“Katër të huaj, prej tyre njëri shtetas kosovar (37) dhe tjetri shtetas i Maqedonisë (39), janë dëbuar nga Italia për shkak të rrezikut të sigurisë në vend. Njëri nga të huajt është francez (28) i cili e ka pranuar islamin ekstrem, ndërsa tjetri shtetas i Tunizisë (45) shkruajnë mediat shqiptare.

MÖBEL THEMA

Sipas tyre, shtetasi i Maqedonisë paraprakisht është dënuar nga gjykata në Siena, rajoni i Toskanës, për shkak të dhunës familjare dhe ka qenë nën hetim të policisë. I përkiste një organizate paramilitare aktive në konfliktet në Ballkan.
Për një kohë të gjatë është vëzhguar edhe francezi sepse ka qenë në listën e personave të rrezikshëm për sigurinë e vendit.

Kosovari ka jetuar në Bolonjë, është arrestuar për shkak të dhunës ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve me ç’rast edhe në qeli të burgut e ka predikuar islamin ekstrem.
Shtetasi i Tunizisë gjithashtu ka qenë në burg ku përveç predikimit të islamit ekstrem ka qenë edhe nxitës i konflikteve në burg.

Comments