Italia heq detyrimin për mbajtjen e maskës në natyrë

94

Italia do të heqë kufizimet për maskat në natyrë në të ashtuquajturat zona të bardha, ku ka një rrezik të ulët të coronavirusit nga java tjetër, deklaroi ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza.

“Që nga 28 qershori nuk do të mbajmë maska për fytyrën jashtë, në zonat e bardha, megjithëse kjo do të bëhet gjithmonë në përputhje me masat paraprake të vendosura nga CTS (Komiteti Shkencor Teknik)”, shkroi Speranza në një postim në Facebook.

Aktualisht, të gjitha rajonet italiane, me përjashtim të Valle d’Aosta në veriperëndim të vendit, janë në zona me rregulla më të lira për coronavirusin.

Moebel THEMA

Valle d’Aosta pritet gjithashtu të riklasifikohet si zonë e bardhë nga e hëna e ardhshme.

Italianët do të duhet ende të mbajnë maska brenda dhe në transportin publik, si dhe kur distancimi shoqëror nuk është i mundur.

Qeveria italiane fillimisht kishte premtuar t’i jepte fund kërkesës për maskë në mes të korrikut, por të hënën këshilltarët shëndetësorë dhanë dritën jeshile për të lehtësuar kufizimet nga 28 qershori

Comments