Iu shtohen edhe 14 ditë të karantinuarve në Qendrën e Studentëve, nga sot në grevë urie!

185

Personat të cilën vijnë nga shtetet e ndryshme perëndimore për në Kosovë, vendosen në karantinën në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, si masë për parandalimin e Covid-19.

Më 27 mars, V.S ishte kthyer nga Zvicra, dhe menjëherë është vendosur në karantinë, por sot policia i thanë që do t’iu shtohen edhe 14 ditë tjera, dhe nuk dhanë ndonjë sqarim.

 

 

Në lidhje me këtë, nga dita e sotme të gjithë të karantinuarit në Konviktin numër 7, ku ndodhet edhe V.S, janë në grevë urie.

MÖBEL THEMA

I njëjti në një bisedë për Indeksonline tha se nesër bëhen dy javë që nga ardhja e tij, dhe pa ndonjë sqarim morën lajmin qe do t’iu shtohen edhe 14 ditë të gjithëve aty.

“Sot ka qenë policia dhe na thanë që sot është dita zero, dhe kështu iu shtohen edhe 14 ditë tjera”, tha ai.

Më tutje ai tregoi se ishin mjaft të diciplinuar dhe nuk kanë bërë ndonjë problem, por sjellja e policisë ishte mjaft arrogante.

“Sjellja e policisë ishte tepër arrogante dhe nuk dhanë asnjë arsye në lidhje më këtë gjë, përkundër faktit që insistuam”, u shpreh V.S.

Ai tregoi se ka pesë javë që nuk e ka takuar familjen e tij, dhe mbajtja aty edhe për 14 ditë të tjera është e paarsyeshme./Indeksonline/

Comments