Ja cilat forca janë të interesuar për ta ‘rrënuar’ Zaevin (Foto)

285

MÖBEL THEMA

Mediat serbe së fundi janë aktivizuar për ‘rrënimin” dhe “groposjen” e Zoran Zaevit pas aferën “Reket”, e cila degradoi sistemi e drejtësisë në Maqedoninë e Veriut.

Pas kësaj afere, thuajse për cdo gazetat serbe në ballinën e tyre publikojnë shkrime kundër kryeministrit Zoran Zaev, të cilit me të vërtetët qeverishja në rrafshin e brendshëm ka kohë që i ka ikur nga dora.

Gazeta Kurit në ballinën e saj shkruante se Boki13 i ka faktet për përfshirjen e Zaevit në këtë rastë dhe se nëse e vrasin, faktet i ka lënë tek nëna e saj, shkruan agjencia e lajmeve INA.

Njëjtë edhe gazeta informer e ka haput ballinën me shkrimin: “Zaevi dhe Boki së bashku e kanë reketuar biznesmenin Kamcev”.

Por nuk janë vetëm këto dy media, pothuajse qindra portale janë marr me këtë cështje duke synuar rënien e kryeministrit Zoran. Në këtë drejtim janë përfshirë edhe mediat e shumta ruse, të cilat si duket synojnë rikthimin e VMRO-së dhe ndikimin e tyre në Maqedoninë e Veriut.

A ka bërë gabime Zaevi? Ka bërë! Por cfarë do të ndodhë me rënien e tij dhe rikthimin e VMRO-së. Qytetarët janë të brengosur se me ardhjen e VMRO-së vendi do të largohet nga proceset euro-atlantike si dhe do të acarohen akoma më shumë marrëdhëniet në planin ndëretnik.

Situata ka ardhur në pikën që qytetarët më nuk kanë ndonjë alternativë, e cila do të punoj për interesat e tyre dhe të ardhmen e vendit.

Keq me LSDM-më, akoma më keq me VMRO-në.

Në bllokun shqiptarë kemi një parti që qeverisë për 20 vite me rradhë dhe një opozitë që akoma nuk duhet e e bashkuar me kauzë të përbashkët. (INA)

Comments