Ja kush është kandidati i BESËS për kryetar të Parlamentit

247

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes BESA ,Afrim Gashi është një nga kandidatët e mundshëm për kryetar të Parlamentit të Maqedonisë, pasi që kjo parti ka vendosur që të ketë kandidat të saj për këtë post, mëson INA.

Përveç tij deri tani vetëm BDI ka nxjerrë kandidatin e saj, që është Talat Xhaferi.

Ndër opsionet si kompromis përmendet edhe emri i profesorit universitar dhe deputetit Fadil Zendeli, kryetari i krahut tjetër të RDK-së,  i cili do të propozohet nga Lëvizja BESA. Kryeisa e Lëvizjes BESA ka vendosur gjatë kësaj jave që të ketë kandidatin e saj për kryeparlamentar dhe se nuk do të përkrahë kandidatin e BDI-së .

Comments