Ja sa gjumë të duhet në varësi të moshës që keni…

160

Kemi lexuar shumë informacione rreth orëve tona biologjike dhe se si respektimi i cikleve të gjumit mund të sjellë përfitime të mëdha shëndetësore. Zakonisht, njerëzit mendojnë se 7-8 orë gjumë janë të mjaftueshme, por kjo nuk vlen për të gjithë.

Gjumi është pjesë integrale e jetës sonë. Nuk ka asgjë më të mirë se të shkosh në shtrat pas një dite të gjatë e të vështirë pune. Gjumi i shëndetshëm është shumë i rëndësishëm si për pushim ashtu edhe PËR shërim.

Por për sa orë gjumë kemi nevojë për të patur një pushim të mirë? Zbulojeni më poshtë:

Pasojat e mungesës së gjumit

Shumë prej nesh presin për fundjavën për të bërë një gjumë të mirë, por është më mirë të mos e neglizhoni gjumin vetëm se s’rrini dot pa parë videon më të fundit virale në internet.

Para së gjithash, privimi nga gjumi ndikon negativisht në cilësinë e periudhave të ardhshme të gjumit. Së dyti, kjo mungesë e gjumit ka një efekt të dëmshëm në shëndetin tonë.

Gjumi i mjaftueshëm dobëson imunitetin tonë dhe mund të çojë në pasoja të rënda. Po ashtu rrit rrezikun e zhvillimit të problemeve dhe sëmundjeve të mëposhtme:

Lodhje e madhe, rraskapitje
Depresion
Ndryshimet në funksionin e hormoneve
Sëmundjet kardiovaskulare
Dëmtim të shikimit
Diabet

Si të mos mjaftonin gjithë këto, gjumi i keq ndikon negativisht në trup dhe pamje.

Si rezultat, shtimi në peshë, rrathët nën sy, zbehja dhe çehra e keqe bëhen realitet. Kjo mungesë e gjumit gjithashtu çon në një mungesë përqëndrimi, një rënie në efikasitetin e përditshëm dhe plakje të parakohshme.

Mosha dhe gjumi
Mosha prek jo vetëm gjendjen tonë dhe funksionin trupor. Shkencëtarët kanë përcaktuar lidhjen midis moshës dhe numrit të nevojshëm të orëve për gjumë të mirë:

– 0-3 muaj: 14-17 orë

– 4-11 muaj: 12-15 orë

– 1-2 vjeç: 11-14 orë

– 3-5 vjeç: 10-13 orë

– 6-13 vjet: 9-11 orë

– 14-17 vjeç: 8-10 orë

– 18-25 vjeç: 7-9 orë

– 26-64 vjeç: 7-9 orë

– mbi 65 vjeç: 7-8 orë

Sa më i moshuar një person të jetë, aq më e vogël është sasia e gjumit për të cilën ka nevojë.

Fëmijët deri 3 muajsh kanë nevojë për më shumë gjumë.

Fëmijët nën moshën 18 vjeç duhet të flenë më shumë se 8 orë në natë. Pas kësaj, sasia e kërkuar e gjumit zvogëlohet ndjeshëm dhe ndryshon vetëm pasi personi arrin 65 vjeç. Por mos harroni se çdo person ka nevojat e veta individuale të cilat mund t’i ndryshojnë këto shifra.

Përmirësimi i gjumit

Është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje cilësisë dhe kohëzgjatjes së gjumit që bëni. Gjumi i keq mund të çojë në një përkeqësim të shëndetit. Merrini parasysh këto këshilla të mëposhtme për të fjetur sa duhet dhe të ndiheni më të rifreskuar çdo ditë:

– Ndajini ditët dhe netët tuaja. Është e rëndësishme të mbani mend se njerëzit duhet të qëndrojnë zgjuar gjatë ditës dhe të flenë natën. Nëse e thyeni këtë skemë, atëherë ka të ngjarë që të keni probleme me gjumin.

– Bini në gjumë dhe zgjohuni në të njëjtën kohë çdo ditë!

– Mos pini pije energjike apo të gazuara para se të flini!

– Mos e tejkaloni me ushqimin gjatë natës!

– Krijoni një atmosferë komode dhe të rehatshme në dhomën e gjumit!

– Zgjidhni një shtrat të rehatshëm dhe mbulesa cilësore!

– Një shëtitje e shkurtër në ajër të pastër do t’ju ndihmojë të bini në gjumë më shpejt!

– Mundohuni të mos përdorni pajisjet elektronike para se të shkoni në shtrat dhe fikini aparatet elektrike gjatë natës.

– Kushtojuni vëmendje aktiviteteve fizike dhe teknikave të relaksimit!

Bërja e një gjumi të mjaftueshëm nuk është aq e komplikuar. Ju mund të përmirësoni gjumin tuaj duke marrë parasysh këto këshilla e veprime të thjeshta. Dhe në këmbim, do të jeni më të qetë dhe më të shëndetshëm.

MÖBEL THEMA

Comments