Ja si u arratisen sot nga burgu në Argirupolis të Athinës tre shqiptarët!

81
Loading...

Mëngjesin e sotëm 3 shqiptarë janë arratisur nga qelitë e paraburgimit në Greqi duke u hedhur nga dritarja. Sipas mediave greke thuhet se ata kanë arritur të shkulnin hekurat e dritares dhe më pas janë hedhur nga një lartësi prej 10 metra.

Ngjarja ka ndodhur në rajonin e policisë së Argirupolis në Athinë.

Policia greke ka ndërmarrë një operacion në shkallë të gjerë, ku është vënë në ndjekje të tyre, por akoma nuk kanë rënë në gjurmët e 3 shqiptarëve.

Loading...
Comments