Janë shënuar 301 shkelje të orës policore

204

Numri i qytetarëve në vetizolim si pasojë e pandemisë së virusit korona tashmë ka shkuar në 10.414 (krahasuar me një ditë më parë, numri është rritur për 450 persona), prej të cilëve 149 nuk kanë respektuar këtë masë dhe janë në procedurë të shqiptimit të përgjegjësisë penale. Gjatë natës së katërt ndërmjet 25-26 marsit në të gjithë territorin e vendit policia ka evidentuar 301 raste të shkeljes së orës policore, prej të cilëve vetëm 138 janë shoqëruar në stacionet policore./Alsat

Comments