Janeva: Shpresoj të mos frikësoheni nga fjalët e prokurores “do t’ju shkund nga brekët”

93

Ish-prokurorja Katica Janeva në seancën e parë për rastin “Reketi” deklaroi se nuk ndihet fajtore. Janeva theksoi se Prokuroria Themelore Publike nuk ka prova kundër saj dhe se ndihet krenare me punën e Prokurorisë Speciale Publike.

“Shpresoj që të gjitha lëndët të përfundojnë me aktgjykime. Kam punuar sipas ligjit dhe në mënyrë profesionale. Nuk kam thyer ligjin. Unë, si ish-shefe e PSP-së kam qenë në rrezik për 4 vitet e fundit. Vazhdoj të ec me kokën lartë sepse kam kontribuar shumë në luftën kundër krimit. Unë pres që gjykata të më lirojë dhe shpresoj se nuk keni frikë nga fjalët e prokurores për “shkundje nga brekët” – tha Janeva.

MÖBEL THEMA

Seanca e radhës është caktuar për 6 dhjetorë, ndërsa gjatë seancës së sotme Zoran Milevski-Kiçeec ka pranuar fajin për të cilin ngarkohet derisa i akuzuari i parë Bojan Jovanovski (Boki13) së bashku me Katica Janevën janë shprehur se ndihen të pafajshëm.

dhuro
Ndryshe, Prokuroria për krim të organizuar për rastin “Reketi” kundër personave në fjalë, në tetor të këtij viti dorëzoi aktakuzë në Gjykatën Penale të Shkupit. Sipas tyre i akuzuari i parë Jovanovski, dyshohet se ka kryer vepër penale ‘larje parash dhe rendimente tjera nga vepra penale’, ndërsa Janeva dhe Milevski dyshohet për “pranim të dhuratës për ndikim kundërligjor”. Ndërkohë, ish-prokurorja speciale Janeva, dyshohet edhe për veprën penale “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimeve zyrtare”./Alsat

Comments