Joao Felix: Mosha ime e re nuk është problem, do jem ylli i Atleticos

1,189

Joao Felix do të kujtohet gjithmonë si blerja më e shtrenjtë e historisë së Atleticos së Madridit.

Por 126 milionë eurot e shpenzuara nga Los Colchoneros nuk janë aspak problem për yllin e ri portugez, i cili është i sigurtë se do të bëjë mirë në këtë aventurë të re, aq më tepër që trajner do të ketë Diego Simeone, i cili u jep shumë përparësi lojtarëve të rinj në moshë.

LEXO EDHE:
Conte e ka të qartë detyrën tek Interi: Të ngushtojmë diferencat me Juventusin
Talenti portugez thekson: “Simeone është një trajner që përçon shumë energji tek ekipi, është një motivues shumë i mirë, i tillë ka qenë dhe si lojtar. Atletico ka pasur shumë futbollistë të njohur portugez dhe unë dua të ndjek hapat e tyre dhe pse jo t’i kaloj dhe arritjet e atyre. Shpresoj që të kap formën më të mirë dhe më pas gjithçka të më ecë mbarë. Jam njeri që mendoj pozitivisht.

Dua të punoj në mënyrë që të bëhem një ndër yjet e kësaj skuadre. Shuma për të cilën u pagua për mua, natyrisht që ndikon në disa gjëra, por jam kam pjekurinë e duhur për të përballuar presionin që vjen me këtë situatë. S’besoj se mosha ime e re do të jetë problem”.

Comments