Joe Biden urdhëron sulmin e parë ushtarak si president

154

Me urdhër të presidentit Joe Biden, Amerika sulmoi mbrëmë lokacionet e grupimeve ekstremiste të mbështetura nga Irani në Siri.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

Lajmin e konfirmoi për mediat zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes, John Kirby. “Goditjet u autorizuan në përgjigje të sulmeve të fundit kundër personelit amerikan dhe të koalicionit në Irak dhe kërcënimeve të vazhdueshme ndaj atij personeli”, tha ai.

Kjo goditje ishte si një mesazh nga administrata amerikane, por që ishte e kufizuar për të mos përshkallëzuar tensionet në rajon.

Comments