Julian Assange arrestohet pasi nxirret nga ambasada e Ekuadorit

90
Julian Assange është arrestuar në ambasadën e Ekuadorit në Londër.
Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange është arrestuar në ambasadën e Ekuadorit në Londër.

Ai është marrë në paraburgim në një stacion qendror të policisë në Londër ku ai do të mbetet, përpara se të paraqitet para Gjykatës së Magjistraturës së Westminsterit sa më shpejt të jetë e mundur, raporton “CNN”, transmeton lajmi.net.

Zyrtarët u ftuan në ambasadë nga ambasadori, pas tërheqjes së azilit nga qeveria ekuadoriane.

MÖBEL THEMA

Presidenti i Ekuadorit Lenin Moreno tha në Twitter: “Në një vend sovran, Ekuadori tërhoqi statusin e azilit tek Julian Assange pas shkeljeve të tij të përsëritura ndaj konventave ndërkombëtare dhe protokolleve të jetës së përditshme”.

Assange, 47 vjeç, kishte qenë brenda ambasadës për shtatë vjet. Sekretari i brendshëm Sajid Javid ka shkruar në Twitter: “Gati 7 vjet pas hyrjes në ambasadën e Ekuadorit, mund të konfirmoj se Julian Assange tani është në paraburgim dhe me të drejtë përballet me drejtësinë në Britani të Madhe.

“Unë do të doja të falënderoja Ekuadorin për bashkëpunimin e tij dhe @metpoliceuk për profesionalizmin e tij. Askush nuk është mbi ligjin”. /Lajmi.net/

Comments