Juventus befasohet nga Lyon në ndeshjen e parë

96

Juventusit nuk i kanë dalë ashtu siç duhet parashikimet, pasi është mposhtur 1:0 në ndeshjen e parë ndaj Olympique Lyon, në kuadër të fazës së 1/8-ave të Ligës së Kampionëve.

MÖBEL THEMA

Kur mendohej se Bardhezinjtë do të kishin punë të lehtë, në fushë u tregua krejt tjetër çka.

Mjafton të përmendet fakti që mysafirët arritën të godisnin në portën kundërshtarë vetëm një herë gjatë 90 minuta.

Ndërkohë, goli i fitores u shënua nga Lucas Tousart (31’) në pjesën e parë.

Mbetet të shihet se çfarë do të bëjë Ronaldo me shokë në ndeshjen e kthimit në ‘Allianz Stadium’, e cila zhvillohet pas tre javëve. /Lajmi.net/

Comments