Juventusi nuk ngopet në merkato, kërkon ‘xhevahirin’ nga Anglia

163

Juventus po ndërton skuadrën e sezonit të ardhshëm.

Shumica e skuadrës është e konstruktuar dhe kanë mbetur edhe disa përforcime për ta kompletuar 11-shen e dëshiruar nga Maurizio Sarri.

Siç raportojnë mediat italiane në Torino pritet të mbërrijë mesfushori i Tottenhamit, Christian Eriksen.

MÖBEL THEMA

Danezi po heziton që të vazhdojë kontratën me Spurs, kurse drejtues të “Zonjës së Vjetër” pritet ta finalizojnë këtë operacion gjatë merkatos së janarit, raporton ‘Dailymail’.

Lojtari thuhet se do t’i diskutojë kushtet personale me Juventusin, gjithmonë nëse nuk rinovon kontratën me klubin britanik.

Deri tani, Juventus ka transferuar me parametra zero tre super mesfushorë, Emre Can, Aaron Ramsey dhe Adrien Rabiot.

Comments