Pak ditë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme, kreu i PDK-së, Kadri Veseli u takua me kryetarët e degëve dhe shtabeve zgjedhore të partisë të cilën ai udhëheq, raporton Gazeta Express.
Përmes një njoftimi drejtuar mediave, u bë e ditur se Veseli ka diskutuar me ta për procesin e zgjedhjeve, derisa ka pranuar para tyre se do të qëndrojnë në opozitë.
Tutje, thuhet se u dakorduan se PDK do të jetë opozitë e fusiqshme, derisa, shkruhet se do të vazhdojnë reformat e brendshme në parti.
PDK e udhëhequr nga Kadri Veseli doli si parti e tretë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme